Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres sot homologun e tij, Edi Rama.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti dhe Rama pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, derisa të njëjtat siç duken kanë arritur në vendin ku do të mbahet kjo mbledhje.
Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.© SYRI.net