LajmeMaqedoni

Punëtori për sigurinë në shkolla

Siguria në shkolla – parandalimi i rrezikut të ndërtimit dhe mekanizmat e paralajmërimit të hershëm” është tema e punëtorisë që do të mbahet sot me nxënës dhe mësimdhënës në Shkollën fillore “Vera Ciriviri-Trena” në Shkup, në kuadër të një projekti kërkimor shkencor të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” (USHCM) – Shkup.

Nga USHCM informojnë se qëllimi i projektit është përmirësimi i sigurisë së përgjithshme dhe personale të nxënësve në institucionet edukativo-arsimore, si dhe ulja e të gjitha formave dhe llojeve të dhunës ndërmjet nxënësve. Me projektin janë përfshirë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit dhe në shtet. Në suaza të ligjëratave dhe takimit me mësimdhënësit dhe nxënësit do të flitet për rreziqet e sigurisë ndaj nxënësve.

“Në disa shkolla fillore dhe të mesme përmes Projektit të USHCM-së është zbatuar hulumtim, bisedë dhe intervistë me fokus të grupeve të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe bartësve të vendimeve rezultatet e të cilit nga raporti kërkimor të projektit hulumtues-shkencor do të prezantohen.Po ashtu, do të mbahet punëtori dhe do të bëhet e ditur se nëpër shkolla do të formohen klube për parandalim që do të takohen në një ditë të caktuar të javës dhe në ato takime do të mbahen punëtori edukative”, informojnë nga USHCM.

Siç është paralajmëruar, punëtoria është paraparë me fjalime përshëndetëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe rektori i USHCM-së Shkup, Prof. Dr. Nikolla Jankulovski, kurse folës janë Prof. Dr. Tatjana Stojanovska Ivanova nga Instituti i Sociologjisë, Prof. Dr. Sofia Geogievska nga Instituti për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prof. Dr. Marjan Gjurovski nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, Fakulteti Filozofik-Shkup i USHCM-së.

Show More

Related Articles

Back to top button