Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës, Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Garda e FSK-së tani është rreshtuar për të pritur me ceremoni të larë shtetërore kryeministrin Rama i cili pas pak zbret në tapetin e kuq të shtruar nga kryeministri Kurti.