Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Bërkiq njoftoi sot se ditëve të fundit janë regjistruar 90 raste të rrezikimit të sigurisë në Serbi.Bërkiq tha se 24 prej tyre vijnë nga rrjetet sociale, ndërkohë shtoi se tetë të mitur janë ndaluar.Zyrtari i MPB’së i ka thënë RTS’së se vetëm në zonën e Beogradit janë regjistruar 43 raste të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut, pesë persona janë ndaluar dhe janë ngritur katër kallëzime penale.“Unë iu bëjë thirrje mësuesve dhe prindërve që të bisedojnë me fëmijët dhe t’iu shpjegojnë atyre se çdo postim që mund të duket humoristik ose do të tërheqë ndjekës mund të çojë në pasoja të rënda”, deklaroi Bërkiq.Sot policia serbe e ka arrestuar një student 19-vjeçar në Serbi, nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.Ai dyshohet se në një grup të klasës së tij përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë, raportojnë mediat serbe.Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet t’i ngrihet kallëzim penal.
Read Next
9 hours ago
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
9 hours ago
NPRRSH: Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro për jopaguesit
9 hours ago
Krerët e UÇK-së letër gjyqtarëve, kërkojnë ashpër mos t’ua mbajnë anën Prokurorisë
10 hours ago
RMV-Çeki 30 vite marrëdhënie diplomatike, Gashi takon Vondráček
10 hours ago
Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim
10 hours ago
“Djajtë e Kuq” kërkojnë ndrrim të lojtarëve me “Zonjën e Vjetër”
10 hours ago
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
10 hours ago
Kurti në Samitin e Ballkanit kundër diskriminimit racor: Kosova është duke hartuar ligjin për mbrojtjen nga kjo dukuri
10 hours ago
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdorte fjalë tjera, jo goditëse
11 hours ago