LajmeMaqedoni

Larson Jain: Lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore për anëtarësimin në BE

“Problemet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë varfëria, standardi i ulët i jetesës, korrupsioni dhe krimi”. Kështu tha në fjalën e saj ambasadorja suedeze në vend Ami Larson Jain, në panelin e PFD2023 me titull “Rruga drejt vitit 2030”, informon PRESSonline.al

“Korrupsioni është gërryes për shoqërinë, dobëson demokracinë duke minuar besimin tek institucionet, kërcënon funksionimin e institucioneve demokratike, deformon konkurrencën ekonomike, qytetarët dhe bizneset humbasin si dhe shoqëria në tërësi”, tha Larson Jain.

Nga kjo, siç tha ajo, del se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore që duhen respektuar për t’u anëtarësuar në BE.

“Maqedonia e Veriut e filloi mirë procesin e shqyrtimit me një ekip profesional që bëri një hap të rëndësishëm, po ashtu të gjitha partitë kryesore politike pohojnë se integrimi evropian është qëllim strategjik i shtetit, ky është një fillim i mbarë. Dialogu kërkon një konsensus real politik për integrimin në BE”, theksoi ambasadorja, përcjell PRESSonline.al.

Show More

Related Articles

Back to top button