LajmeRajon

Rama nga Kuçova: Më 14 Maj zgjedhja e qartë, mos votoni faqet e zeza të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e konsideron përballjen e 14 majit si një garë ku në njërën anë qendron partia e tij e në tjetrët kandidatët e atyre që iu referohet si faqja e zezë e vendit.

Gjatë takimit me banorët e Kuçovës, kryesocialisti Rama theksoi se kundërshtarët kanë si synim marrjen peng të bashkive.

“Në 14 është një zgjedhje më e qartë se kurrë ndonjëherë. Nga njëra anë është PS me kandidatët e saj. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka rënë nga qielli, asnjë nuk është i përsosur, por ama kandidatët e tyre janë faqja më e zezë ndër shqiptarë. Janë kandidatët e faqes së zezë të atyre të dyve që i kanë marrë dhe i kanë vënë për t’u turrur nëpër bashkitë e vendit dhe për të marrë peng këdo që mund të marrin peng. Janë kandidatët e faqes së zezë të një gërdalle 80-vjeçare, tha Rama.

Ndërsa kundërshtarët i konsideron si faqe e zezë e Shqipërisë në botë, vetë kryesocialisti renditi arritjet e qeverisë së tij në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se tanimë vendi ka një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare dhe është më pranë se kurrë në bashkëpunimin me aleatët.

“Partnerët ndëkombëtarë do numërojnë sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, akoma nuk mbushin që me faqen e zezë lëndojnë marrëdhëniet me ta. Dhe marrëdhëniet me ta janë shumë të rëndësishme se nëse Shqipëria po rritet sot ekonomikisht është falë investimeve të tyre.  Nëse marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira. Kështu që çdo familje mund t’i bjerë fatkeqësia që t’i dalë ndonjë dru i mbrapshtë, por çdo familje merr masa që most ë kthehet në problem për gjithë popullin. Unë u them atyre të shtëpisë time po pati shenjën më të vogël që unë mund të shkoj në këtë drejtim, më mbyllni në shtëpi.  Atyre nuk u hapet asnjë derë në Europë. Cilët donatorë do vijnë këtu të financojnë në secilën bashki? Edhe kur nuk ka qenë kështu, më tregoni një bashki që ata e morën dhe e cuan një hap përpara”, thekson ai.

Rama përsëriti thirrjen e tij ndaj qyetetarëve për të mos iu kthyer të shkuarës politike, duke u zotuar se pas 14 majit nuk do të mundojnë investimet.

Show More

Related Articles

Back to top button