LajmeMaqedoni

MOTI SOT

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira  dhe më i freskët me reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra për metër katror për 24 orë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 17 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.  

Në Shkup mot  kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë. 

Në ditët në vijim nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë do të ketë një periudhë me mot me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më të freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra për metër katror në 24 orë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi  juglindor, veçanërisht të mërkurën  dhe të enjten. 

Show More

Related Articles

Back to top button