LajmeRajon

Sunny Hill mbahet në Kosovë me versionin e ministrisë së dhënë para 1 viti

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet edhe në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës përmes një deklarate të përbashkët.

Mes dy taborëve – Qeverisë gjegjësisht MAPL e Ministrisë së Kulturës e Komunës së Prishtinës gjerë tani pati përplasje për zvarritje të procedurave që “Sunny Hill”, parashihej ti jepej një parcelë në Bërnicën e Epërm, e ku si rrjedhojë babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa njoftoi opinionin se për shkak të zvarritjeve është vendosur që festivali të mbahej veç në Tiranë.

Por si u bë që krejt në momentin e fundit Komuna e Ministria u dakorduan?

Sunny Hill do të mbahet edhe në Kosovë sipas versionit të propozuar para 1 viti nga  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.  

“Në këtë rast kërkesën për dhënien e pronës së komunës për më pak se një vit mund ta paraqes Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, apo ndonjë institucion tjetër i nivelit qendror, ku pas pranimit të kërkesës, Kuvendi i Komunës miraton vendimin për dhënien e pronës në shfrytëzim”, thuhej në versionin e propozuar nga MAPL.

Qysh nga fillimi Komunë së Prishtinës i ishte sugjeruar ky version deri në gjetjen e një zgjidhje afatgjate për lokacionin definitiv të mbajtjes së festivalit.

Është bërë me dije se Sunny Hill Festival në Prishtinë, do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022 ndërsa një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Ende nuk dihet saktë lokacioni se ku do të mbahet edicioni i sivjetmë i Sunny Hill, vitet e kaluar është mbajtur në Parkun e Gërmisë.

“Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm“.© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button