LajmeMaqedoni

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09% në raport me vendimin e datës 17.06.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 4,307%, te nafta për 0,055%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,419% dhe te mazuti ka ulje për 1,480%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 1,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rritet për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,421 denarë/kg dhe do te jet 56,738 den/kg.

Nga data 21.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 110,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 107,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 56,738 (denarë/kilogram)

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimolvski, në konferencën e sotme për media i shpalli çmimet e reja të derivateve.

Sipas Bislimovskit nga mesnata benzina do të jetë më e lirë për 1,5 denarë, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denari.

Pritet një njoftim zyrtar për çmimet e derivateve të naftës.

Show More

Related Articles

Back to top button