LajmeMaqedoni

Oda: Në markete ka fruta dhe perime aq sa dërgohen, nuk është shkelur vendimi i Qeverisë

Një fëmijë 16 vjeç nga Shkupi është kapur nga policia dy orë pasi kishte vjedhur një motoçikletë . I njëjti është arrestuar në ora 02:45 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup pasi policia e kishte ndaluar për kontroll, ndërsa rezultoi se i njëjti nuk kishte dokumente për motoçikletën dhe se e kishte marrë rreth orës 01:00 në Lisiçe të Shkupit.

“Sot (09.05.2023), në ora 02:45 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Aerodromit kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Shkupi. I njëjti është ndalur duke drejtuar motoçikletën me targa të Shkupit për të cilën nuk posedonte dokumentacion dhe pas masave të marra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se motori është pronë e N.S.(29) nga Shkupi dhe e kishte marrë rreth orës 01:00 para një objekti në zonën e Novo Lisices. Në prani të prindit është zhvilluar bisedë zyrtare me të miturën në stacion. Motoçikleta i është kthyer pronarit”, shtojnë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button