Të rinjtë e Gostivarit në kuadër të Kryqit të Kuq – Gostivar përmes një aksioni të tubimit të mjeteve siguruan dhe vendosën orën pranë Parkut të vogël.
Me rastin e vendosjes së orës i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani të cilët e përshëndetën aksionin.
Mjetet janë siguruar nga sipërmarrësit e Gostivarit, ndërsa aksioni ka pasur për qëllim aktivizimin e të rinjve.