LajmeRajon

Rama: Me qeverinë aktuale kemi më së shumti marrëveshje të nënshkruara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Kosovën do të organizojnë Kuvendin e përbashkët të të dyja Republikave, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie së bashku me homologun e tij nga Kosova, Rama tha se me qeverinë aktuale kanë nënshkruar më së shumti marrëveshje se me ndonjë tjetër.

“Sot kemi rënë dakord në që kuadrin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave. Kemi rënë dakord që në periudhën e funditvitit të publikojmë revistën e parë bashkëqeveritare për të parë faktet dhe shifrat e bashkëpunimit. Revista do të publikohet rregullisht në çdo fund të vitit. Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro”, tha Rama

“Kam lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye të bëjnë komente në mungesë të ecurisë duhur të punës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi më së shumti marrëveshje të nënshkruara. Unë jam i pa interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës. Sot kemi nënshkruar projektin për portin e ri të Durrësit. Jo  vetëm që nxit ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të një graviteti rajonal dhe kthen Durrësin ndër portat më strategjike ekonomike”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button