Pasi mori pjesë në ceremoninë inauguruese të mbretit Charls III në Londër, Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka udhëtuar për në kryeqendrën botërore në Uashington të ShBA-së, ku është takuar me udhëheqësin e shumicës në Senat nga demokratët Chuck Schumer.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së dhe me udhëheqësin demokrat ka diskutuar mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat SenSchumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, ka thënë pas takimit presientja Osmani.