Qendërmbrojtësi Antonio Ruediger është prezantuar të hënën te skuadra e Real Madridit. Pasi i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, Ruediger ka firmosur kontratë katërvjeçare te Reali. Ai Realit do t’i bashkohet si lojtar i lirë dhe do ta bartë fanellën me numrin 22.
Presidenti i Realit, Florentino Perez e ka vlerësuar Ruedigerin si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.
Ndërsa, Ruediger gjatë prezantimit të tij, ka thënë se është i nderuar që do ta bartë fanellën e klubit më të madh në botë, Real Madridit.
“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia për të qenë pjesë e këtij klubi të madh. Mund të premtoj se do të angazhohem maksimalisht në secilën ndeshje, pasi dua që të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur me fanellën e Real Madridit”, ka thënë Ruediger.