LajmeRajon

Presidenti i Polonisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpret sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Përmes një komunikate për shtyp, Presidenca njofton se Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj. Sakaq, në këtë takim mes krerësh shteti, Begaj do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj.

Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:20. Dhe më vonë dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Agjenda:

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni./TCh

Show More

Related Articles

Back to top button