LajmeMaqedoni

Komisioni për çështje evropiane, nis debati pas ligjit të parë për korridoret

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën e 54-të në rend dite të së cilës janë propozim-ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Ligjet janë propozuar me flamur evropian dhe duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Komisioni, siç paralajmëroi kryetari Arbër Ademi, do të fillojë me debat pas pikës së parë të propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar.

Përveç këtyre ligjeve, para anëtarëve të Komisionit është edhe propozim-ligji për akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, i cili gjithashtu duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Show More

Related Articles

Back to top button