LajmeSport

Juventusi nis ndryshimet, dy emrat e parë vijnë nga Atalanta

Juventusi ka gati planin e ringritjes, duke afruar disa emra të rinj për sezonin e ri. Sipas “calciomercato.com”, në shënjestrën e “bardhezinjve” janë dy futbollistë që po shkëlqejnë me rivalët e Atalanta. Ata janë mbrojtësi Xhiorxhio Skalvini dhe mesfushori Teun Koopmeiners. Dy lojtarë që sponsorizohen nga Kristiano Xhiuntoli, që pritet të jetë drejtori i ri sportiv i skuadrës së Juventus.

Skalvini, 19 vjeç, është në sezonin e tij të dytë në Serie A, ku edhe ka treguar aftësitë e tij si golashënues. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Atalanta dhe mund të largohet për 25 milionë euro. Vjet mbrojtësi debutoi edhe me fanellën e kombëtares italiane.

Holandezi Koopmeiners ka një kontratë deri në vitin 2025 me Atalanta dhe kushton po 25 milionë euro. Një mesfushor që këtë sezon ka treguar edhe aftësi para porte, duke realizuar 7 gola në kampionat. 25-vjeçari konsiderohet si një alternativë e mirë e Pogba-s, që këtë sezon thuajse s’ka luajtur fare.

Show More

Related Articles

Back to top button