Sot prita në takim ministren e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shukova. Në fokus të takimit ishte deponia rajonale “Rusinë”, nga ku drejtori Besim Dogani informoi për gjendjen aktuale të kësaj ndërmarje.
Në takim u dakorduam për miratimin e aplikimit nga ana e Ministrisë për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtje të deponisë rajonale “Rusinë”.
Po ashtu, në takim u diskuta edhe mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet deponisë “Rusinë” me ndërmarrjet publike për menaxhim të mbetjeve në rajonin e Pollogut, shkruan në facebook kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.