LajmeRajon

“Zgjedhje të lira, s’është kusht që duhet të na i vendosë BE”- Begaj mesazh politikës: Mos shpërfillni qytetarët ashtu siç bëtë me Presidentin!

 Tre ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh për politikën, por edhe për qytetarët që të ushtrojnë vullnetin e tyre për të zgjedhur.

Kreu i Shtetit, teksa iu drejtua klasës politike tha se nuk duhet të shpërfillon qytetarët, ashtu sic bënë me presidentin, kur bëri thirrje që retorika të mos jetë armiqësore.

Begaj tha se standardi për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është kusht që duhet të na i vendosë BE, por është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e Presidentit Begaj u be pas takimi qe pati me homolgun e tij te Polonise, Andrzej Duda.

“Zgjedhjet janë një mundësi ku qytetarët shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Standardi i zgjedhjeve ndikon në procesin e integrimit, pasi vetë zgjedhjet janë tregues i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për ne, për institucionet shqiptare, për partitë politike dhe shoqërinë.

Zgjedhjet, nuk janë të partive politike, zgjedhjet janë të qytetarëve. Të gjitha kandidatët dhe partitë politike duhet të mos i shpërfillin qytetarët, siç ndodhi me shpërfilljen që i bënë presidentit kur bëri thirrje që retorika që të përdorej gjatë zgjedhjeve të ishte qytetarë dhe jo armiqësore, të ishte e matur, që të kishte përplasje idesh dhe premtimesh.

Për mua sot tre ditë para zgjedhjeve është e rëndësishme që të bëj thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Kjo është një e drejtë kushtetuese por edhe një detyrim moral dhe qytetar. Detyrim për vetën tonë dhe për kombin.

Fuqia e votës duhet të përdoret për të zgjedhur.

Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces. Cdo institucion i përfshirë në administrin zgjedhor apo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme, ky nuk është kusht që duhet ta na i vendosë BE apo Polonia, por është një detyrim që e kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe një detyrim që ka të bëjë me një standard zgjedhor që të jetë i përsosur dhe jo një standard pak më i mirë se zgjedhjet e mëparshme.

Mendoj që nëse retorika e panevojshme e përdorur nga politika vazhdon edhe pas zgjedhjeve, ka një cënim të këtyre zgjedhjeve atëherë përgjegjësia do të jetë e institucioneve dhe partive politike”, tha Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button