LajmeRajon

Hamza takon Lajçak dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, flasin për situatën e sigurisë së përgjithshme në Kosovë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, z.Miroslav Lajçak dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z.Tomas Szunyog, me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, konkretisht për zhvillimet në Mitrovicë.

Po ashtu kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe atë të urës së Ibrit, me qëllim që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta e ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën vizitoi veriu.

Pas takimit me Hamzën, ai foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, me ç’rast tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Show More

Related Articles

Back to top button