GostivarLajme

Reisul Ulema priti në takim drejtorin e spitalit të Gostivarit Dr. Ylber Ademi

Sot më 11.05.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në kabinetin e tij Drejtorin e Spitalit të Gostivarit “Ferit Murat” Prim. Dr. Ylber Ademin, i shoqëruar nga bashkountorët e tij Mr. Artan Hamiti – Udhëheqës i Sektorit financiar,Mr. Gjilgjis Sulejmani, bashkëpuntor i lartë, Mr Semir Fetai, përgjegjës për çështje juridike dhe Z Ballgim Braimi, udhëheqës i parkut vozitës.

Reisul Ulema i BFI e RMV së pari ju shprehi mirëseardhje, i uroi shëndet dhe punë të mbarë Drejtorit për detyrën e re dhe në mes tjerash informoi për rrjedhat në BFI e RMV, aktivitetet dhe strategjia e saj në të ardhmen. Në të njejtën kohë shprehi gatishmërinë për bashkpunim në mes dy institucioneve aty ku e do koha dhe situata.

Drejtori i Spitalit “Ferid Murat” në Gostivar Prim. Dr. Ylber Ademi shprehu falenderimin më të sinqertë pêr pritjen e bërë, uroj punë të mbarë dhe gjërësisht shpjegoi për punët dhe aktivitetet e Spitalit që e udhëheq. Njiherit shpjegoi edhe synimet e tij për ngritjen e këtij institucioni në të ardhmen e tij që sa më fuqishëm të jetë në shërbim të popullit dhe ata që kërkojnë shërbim. Poashtu premtoi bashkpunim në çdo sferë që ka të bëjë me dy institucionet.

Në fund në shenjë respekti u ndanë mirënjohje për bashkpunim të mirëfilltë në mes dy institucioneve.

Show More

Related Articles

Back to top button