LajmeMaqedoni

MASH Maqedoni: Regjistrimi online i nxënësve ka funksionuar, shkollat profesionale më të kërkuarat

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke folur në një intervistë televizive për arsimin e mesëm, tha se këtë vit për herë të parë kemi kryer regjistrimin online.

Ai tha se është shumë i kënaqur me shifrën e arritur që në afatin e parë, ku është i njëjti me atë të vitit të kaluar kur është bërë me prezencë fizike.

Nga ana tjetër Shaqiri tha se këtë vit, gati dy e treta e të regjistruarve në shkollat e mesme, kanë zgjedhur drejtimet profesionale, kjo falë edhe një fushate të mirë organizuar nga Ministria dhe odat ekonomike në vend.

“Për herë të parë këtë vit është bërë regjistrimi online në shkollat e mesme. Ishte shumë i rëndësishme sepse u regjistrua i njëjti numër që është regjistruar një vit më parë, që në afatin e parë të tij. Numri i të regjistruarave është gati i njëjti numër i regjistruar një vit më parë. Sipas listës preliminare janë regjistruar mbi 15 mijë nxënës nëpër shkollat e mesme dhe ato profesionale. Më datë 21 dhe 22 qershor është edhe afati i dyti i regjistrimit. Në shkolla kemi gati dyfish më të regjistruar në shkollat profesionale sesa në gjimnaz. Kjo erdhi si rezultat i një fushate të madhe për të sensibilizuar nxënësit të regjistrohen në shkollat e mesme”, tha Shaqiri.

Ndryshe, regjistrimi online filloi të praktikohet nga ky vit, pra për vitin shkollor 2022/2023.

Show More

Related Articles

Back to top button