Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të RMV-së do të marrë pjesë në ekipin për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, në rajonin e Ankarasë të cilat do të mbahen të dielën më 14 maj, ka njoftuar kështu vetë ai në fejsbuk.
Në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të RMV-së, do të jem pjesë e ekipit për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, në rajonin e Ankarasë.
Pamje nga brifingu me deputetët e grupeve parlamentare të OSBE-së anembanë botës, në kuadër të përgatitjeve për mbikqyrjen e zgjedhjeve në Turqi qe do të mbahen të dielën, 14 maj.