GostivarLajme

Shkolla e Mesme Teknike e Gostivarit fitoi gjysmë milion euro grant – fillon zbatimi i projektit

Shkolla e Mesme Teknike është një nga katër shkollat në Maqedoninë e Veriut që fitoi grant nga Fondi Rajonal për Sfida në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Granti për shkollën e Gostivarit është 510.000 euro, ndërsa investimet dhe aktivitetet e planifikuara do të realizohen me kompani private në drejtim të arsimit dual.

Me këtë grant, shkolla do të pajiset me mjete moderne teknologjike që do të investohen në rregullimin e kabineteve në drejtimet dhe profilet arsimore, ndërsa në këtë mënyrë do të jetë shkolla lider, ku mësimi teorik dhe praktik do të realizohet me të gjitha standardet e parapara.

Investimi në shkollat fillore dhe të mesme mbetet prioritet, ndërsa pas investimeve të vazhdueshme në shkollat profesionale të Gostivarit, këtë vit ka rritje mbi 25% të interesimit për regjistrim në to.

Show More

Related Articles

Back to top button