LajmeSport

Arsenali cakton çmimin për Granit Xhaka-n, Leverkuzeni nis bisedimet

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror. Sipas gazetarit Toni Huanmarti, futbollisti me preardhje nga Kosova, pritet të rikthehet në Bundesligën gjermane, me Bajer Leverkuzenin që dëshirojnë transferimin e tij.

Por skuadra e Arsenalit nuk e ka në plan ta largojë Xhakën aq lehtë, dhe kërkon së paku 10 milion euro. Kjo shifër duket e lartë për drejtuesit e Leverkusenit, të cilët po kërkojnë të ulin çmimin, para se të nisin bisedimet me zviceranin.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ndërsa në Bundesligën gjermane mund të luaj përsëri pasi më herët Xhaka ka mbrojtur ngjyrat e Borusia Myshenglladbahut.

Show More

Related Articles

Back to top button