LajmeMaqedoni

Punimet për Korridorin 8 nisin në korrik

Nga ndërmarrja shtetërore e rrugëve, thonë se presin që për dy muaj të fillojnë punimet në akset rrugore nga Gostivari deri në Bukojçan nga Gostivari në Tetovë, dhe Prilep – Manastir.

Shkup, 13 maj – Rrugët i keni të këqija, riparoni ato. Ky ishte mesazhi që vitin e kaluar e shpalosi nobelisti Pol Krugman fituesi i çmimit për ekonomi në vitin 2008, pasi udhëtoi me automjet nga Shkupi deri në Ohër. Ai vlerëson Maqedoni si destinacion të volitshëm për investime , mirë po shton se për një zhvillim më të madh ekonomik dhe më shumë investime, nevojitet përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Nga ana tjetër, gjatësia totale e rrjetit rrugor në vend është 14182 km, mirëpo nga kjo shumë pak apo vetëm 242 km, janë autostrada. Ndërtimi i seksioneve të reja të korridoreve 8 dhe 10 e kanë një rëndësi të madhe për qytetarët, ekonominë, biznesin… sepse do të ndërtohen edhe 110 kilometra autostrada të reja.

Nga ndërmarrja shtetërore e rrugëve, thonë se presin që për dy muaj të fillojnë punimet në këto akse të rëndësishme rrugore për vendin. Nga arka e shtetit për çdo vit do të sigurohen nga 250 milionë euro në vit për këtë projekt deri në përfundim e tij. Njëherësh aktualisht janë derdhur 117 milionë euro deri më tani në llogarinë e konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që duhet ti ndërtojë korridoret 8 dhe 10d, thotë drejtori i ndërmarrjes së rrugëve Ejup Rustemi. Duke shtuar se projektet e para pritet të jenë në tavolinë në muajin qershor, ndërsa pas shqyrtimit dhe miratimit, ndërtimi i autostradave do të fillojë në fund të korrikut.“Në të njëjtën kohë do të fillojmë nga Gostivari deri në Bukojçan dhe nga Gostivari në Tetovë, por edhe Prilep – Manastir. Më pas do të fillojmë me drejtimin Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë në dhjetor të këtij viti”, thekson Rustemi.

Në ndërkohë Qeveria i dërgoi në Parlamentit pesë 5 ligjet me flamur europian për miratim, me procedurë të shkurtuar si ligji për marrëdhëniet pune, dy ligje nga resori transport, për ndërtim dhe planifikim urbanistik dhe ligji për shpronësim. Me miratimin e ligjeve pritet të shkurtohen edhe afatet për ndërtim dhe të evitohen problemet nga e kaluara me vonesat e realizimit të ndërtimit të rrugëve. Me fjalë tjera, synohet që konfom marrëveshjes dhe në bazë të procedurave që ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10 d të realizohet për 4 vite dhe tetë muaj apo projekti të përfundojë në fillim të vitit 2028.

Sa i përket vërejtjeve se asgjë nuk po ndodh në terren, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se një projekt i tillë kapital “nuk fillon me ekskavator dhe lopatë në rrugë”, por se projekti fillon me analiza në terren. prova dhe projektim, me shpronësim toke, me projekte urbanistike, projekte bazë. E gjithë kjo është thelbësore që kur të hyjë mekanizimi, të ketë hapësirë ​​të papenguar për të punuar, që të mos ketë ndalesa, siç ishte rasti me autostradën Kërçovë-Ohër.

Për herë të parë në vend po ndërtohet në këtë mënyrë i ashtuquajturi “fidig system” sipas të cilit kompanisë i besohet të menaxhojë të gjithë procesin si në pjesën e projektimit ashtu edhe në atë të performancës (ndërtimit ), i cili shmang përplasjen e kompanive projektues dhe kompanisë kontraktuese. Nga ana tjetër, sipas sistemit të vjetër, në praktikë tregohet se ka një përplasje të vazhdueshme mes planifikuesve dhe kontraktuesve, kush e ka pasur fajin, në kuptimin se kush e ka bërë një projekt të keq, e kush e ka realizuar keq.

Nga Ministria e Transportit thonë se do të mundësohet ndërtimi me faza me ndryshimet ligjore që propozohen që të punohet pa probleme në seksione të pastra pronësore-juridike dhe ndërkohë shteti të shkojë paralelisht me pastrimin e marrëdhënieve pronësore-juridike përmes shpronësimit. Kur i gjithë projekti përfundon me dokumentacion teknik të plotësuar dhe ndërtim të përfunduar, kontraktuesi aplikon për leje përdorimi. Më pas, në përputhje me ligjin, Ministria e Transporteve lëshon lejen e përdorimit, e cila vendos në funksion seksionin. Kjo është procedura me të cilën ne do të përfundohen më shpejt këto seksione dhe me cilësi më të mirë.

Andaj pritet të mos përsëriten gabimet nga e kaluara kur u nis me ndërtimin e një autostradë që me dokumentacion teknik që kishte nuk përkonte me realitetin në terren, si në autostradën Kërçovë-Ohër. Qëllimi i ekzekutivit, tani është të projektohet dhe të ndërtohet në kohë reale, të mos paraqiten problem të ndryshme në trasenë e ndërtimit si në autostradën Kërçovë-Ohër ku afër 25 për qind e trasesë i është nënshtruar një tenderi të ri me projektues të ri, me pjerrësi të reja. Dhe krejt në fund edhe Fakulteti i Ndërtimtarisë ka realizuar revizionin, që në fund edhe ka tej zgjatur punët ndërtimore në teren. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button