LajmeRajon

Sot në Bruksel takohen kryenegociatorët, pritet marrëveshje për energjinë

Të martën në Bruksel, do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në rend dite do të jetë marrëveshja për energjinë në veri dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Më 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ai ka thënë se “takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013 dhe 2015 si dhe në çështjet e tjera, përfshirë edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button