GostivarLajme

Taravari vlerëson me “4+” higjienën publike në Gostivar

Higjiena publike në komunën e Gostivarit është 4+. Ky vlerësim vjen nga vetë kryetari Arben Taravari, i cili e bëri këtë koment kur u pyet nga gazetarët mbi pastërtinë publike në qytet, menjëherë pas aksionit të zhvilluar “Fundjavë gjenerale” përmes të cilit u pastrua një pjesë e qytetit. Aksioni nisi nga oborri i komunës, ku administrata lokale dhe punonjësit e ndërmarrjeve publike me doreza në duar dhe qese plastmasi, grumbulluan mbeturina në pjesën qendore të qytetit.

Në aktivitet u përfshi edhe kryetari Taravari, i cili në mbyllje të pastrimit te parku i madh i qytetit përballë Gjykatës, mbolli edhe dy drunjë dekorativ.

“Ta bëjmë një pastrim gjeneral të qytetit për ti vetëdijësuar qytetarët se pastërtinë nuk e mban vetëm një ndërmarrje, por edhe qytetarët duhet të ndihmojnë në mbajtjen e pastërtisë. Kur e them këtë, ideja ishte ti vetëdisojmë njerëzit, po pse jo aktivitete të këtilla të bëjmë më shpesh nga ku shihet si është të pastrosh diçka që është hedhur nga ana e një qytetari të papërgjegjshëm. Mund ta them me plot përgjegjësi se në Gostivar kemi vende për ti hedhur mbeturinat më shumë sesa në çdo qytet tjetër. A ka faj ndërmarrja publike që ndonjëherë nuk është pastër? – Po, ka faj ndërmarrja publike, por pak faj kemi edhe ne qytetarët që hedhim edhe atje ku nuk duhet. Nuk i paraqesin nëse kanë mbeturina pak më shumë për ti bartur edhe pse ky shërbim ekziston dhe i cili mund të kryhet vetëm me një telefonatë, ndërsa shërbimi është pa pagesë. Nga ajo që pash sot, kryesisht e kam përshtypjen se nëse e notojmë prej një deri në pesë pastëritin publike, unë e kisha dhënë notën 4+. Nuk e di nëse mbërmë ka pastruar ‘Komunaleci’, pasi çdo ditë nuk është kaq pastër, por sado që të pastrohet asnjëherë nuk është mjaftë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

I pyetur rreth krijimit të deponive të egra nëpër fshatra, Taravari tha se të tilla ka në të gjithë shtetin. Shtoi se vendi ynë ka vetëm dy deponi legale “Rusinon” në Gostivar dhe “Drislla” në Shkup. Ai tha se ka disa kompani në Pollog që nuk dihet se ku i hedhin mbeturinat.

“Nëse shëtitni në periferi, sidomos në fshtra, do gjeni në çdo vend në Maqedoni dhe jo vetëm në Gostivar plotë deponi të egra. Dje kishim një takim me ministren e ekologjisë dhe instituam te ajo që të aktivizojë inspektoratin e ambientit për të kontrolluar, sidomos disa kompani që funksionojnë në rajonin e Pollogut dhe mbetrunat nuk dihet se ku i hedhin, në ‘Rusino’ nuk i hedhin, ndërsa deponi e vetme në Pollog legale është kjo. Atëherë të marrim informacione se ku i hedhin dhe nëse hidhen në vendin e duhur besoj se do kemi shumë më pak deponi të vogla dhe të egra nëpër fshatra dhe qytete”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Aksioni i sotëm për pastrim erdhi në bashkëpunim me shoqatën “Man and Mountain”, të cilit iu bashkangjitën edhe nxënës dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq në Gostivar. Ky aksion kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi higjenën publike që mbeturinat të hidhen atje ku e kanë vendin e tyre. Aksioni i cili ka filluar nga dje dhe zgjatë edhe nesër, mbështet edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave. Ndryshe, këtë vit, aksioni zbatohet në 53 komuna dhe 450 shkolla në të gjithë shtetin, me më shumë se 16 mijë vullnetarë.

Show More

Related Articles

Back to top button