LajmeRajon

Muja: Lajçaku është mirë të mos kërkoj mesin mes krimit dhe ligjit

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka reaguar ndaj ndërmjetësit të bisedimeve Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

“Lajçaku është mirë të mos kërkoj mes mes krimit dhe ligjit”, ka shkruar Muja.

Reagimi i plotë:

Personi në lajmin më poshtë është Aleksandar Filipović, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirixhohen nga Beogradi.

Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkoj mes mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale.

Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi.

Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirixhuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër.

Show More

Related Articles

Back to top button