Qendërmbrojtësi i Interit Milan Skriniar raportohet se është shumë afër kalimit në Paris-Saint-Germain.
Këtë e nënvizon “Gazzetta dello Sport”, duke konfirmuar ofertën e re të klubit francez drejtë Interit nga 50 në 60 milionë. Një sinjal ky i mëtejshëm i dëshirës për të arritur te ish-mbrojtësi i Sampdorias.
Interi nga ana tjetër e vlerëson lojtarin me 80 milionë euro dhe marrëveshja mund të mbyllet gjatë kësaj jave nëse përfshihen edhe disa bonuse. Raportet mes dy klubeve janë të mira pas operacionit për transferimin e Achraf Hakimit.
Largimin e Skriniarit nga skuadra e ka lënë të hapur edhe drejtori i përgjithshëm i Interit Beppe Marotta duke deklaruar se është shumë më e lehtë të zëvendësoshet një mbrojtës se sa një sulmues. /IndeksOnline/