Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet lokale në Shqipëri, që u mbajtën të dielën e 14 majit.
Telegrafi mëposhtë u sjell rezultatin e procesin e numërimit të votave deri në orën 09:00 të së hënës për gjashtë qytetet kryesore.
Në këto qytete, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë prijnë kandidatët e Partisë Socialiste.
Në garën për të parin e kryeqytetit shqiptar, siç shkruan Telegrafi prin kandidati i PS-së, Erion Veliaj me 52.93 për qind, ndërkaq kandidati nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliqi ka 35.99 për qind.
Në bastionin e PD-së, Shkodër këtë radhë prin kandidati i PS-së, Benet Beci me 59.74 për qind, gjersa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia me 40.26 për qind.
Në Vlorë po ashtu prin kandidati PS-së, Ermal Dredha me 70.91 për qind, ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra ka 29.09 për qind të votave të numëruara gjer tani.
Edhe në Durrës prin kandidatja nga radhët e Partisë Socialiste, Emiriana Sako me 56.54 për qind, për dallim nga kandidati Igli Cara me 43.46 për qind.
Në Elbasan kandidati i PS-së, Gledian Llatja ka 56.17 për qind të votave të numëruara, gjersa Luçiano Boçi i “Fitojmë Bashkë”, ka 43.83 për qind.
Ndërkaq, edhe në Sarandë prin kandidati i PS-së, Oltion Çaçi me 49.83 për qind, ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Çikuli ka 34.92 për qind të votave të numëruara.