LajmeMaqedoni

MPJ Maqedoni thirrje publike për diasporën për përfshirje në projektin “MKARTA”

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur thirrje publike për qytetarët që jetojnë në diasporë, e të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit “MKARTA”, nëpërmjet së cilës do t’u lehtësohet hyrja në RMV.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA, të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin diasporadesk@mfa.gov.mk me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023”, thonë nga MPJ.

Më tej shtojnë se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.

Projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në RMV dhe u prezantua në maj 2021.

Show More

Related Articles

Back to top button