Nora Latifi-Jashari, ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës-guvernatorës së Bankës Qendrore (BQK).
Kështu ka mësuar portali Arbresh.info prej burimeve brenda BQK-së.
Sipas tyre, Latifi-Jashari tashmë e ka dorëzuar dorëheqjen, vetëm një muaj pasi e mori pozitën.
Nuk dihen që cilat janë motivet e dorëheqjes.
BQK-ja vazhdon të mbetet pa guvernator dhe për këtë opozita ka kritikuar vazhdimisht ekzekutivin.