LajmeRajon

Sarrazin: Zbatimi i marrëveshjes, mundësi historike për të bërë përparim

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, ka thënë se do të duhet ende kohë që Kosova dhe Serbia të bien dakord për çështjen e Asociacionit, mirëpo, sipas tij, përpilimi i aneksit për zbatimin e marrëveshjes është hap i rëndësishëm dhe nëse palët vërtetë duan zgjidhje, atëherë, siç thotë ai, mund të arrihet shumë në këtë proces.

Sarrazin këto komente i bëri për “Die Welt”. Ai theksoi se nëse tani palët do të përkushtohen vërtet për zbatimin e marrëveshjes, atëherë “do të kishim mundësinë historike për të bërë përparim të rëndësishëm”.

Sarrazin, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha se mund të mos ketë ende marrëveshje, por ka koncepte./rtk/

Show More

Related Articles

Back to top button