LajmeMaqedoni

Shkup, goditet me makinë shtetasi i Sllovakisë

MPB informon se mbrëmë në ora 20:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “VMRO” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.H.(34) nga Shkupi, ka goditur personin S.P.(33) nga Sllovakia.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.P, i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga MPB thonë se një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes.

Show More

Related Articles

Back to top button