LajmeRajon

Berisha: Kjo është ditë e rëndë për demokracinë

Pasi u konfirmua fitorja e Partisë Socialiste në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kjo është ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe ky sipas tij, është moment i agonisë së demokracisë.

Berisha u shpreh se vota e shqiptarëve u keqpërdor si kurë më parë në historinë e shqiptarëve.

“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narko-shteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa tek omega, nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në qëllimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i partisë opozitare.

Berisha tha se me çdo forcë u tentua të diktohej dhe të ndryshohej rezultati në Bashkinë e Kurbinit, ku siç tha ai, është sulmuar një komisionier.

“Shpreh solidaritetin tim me komisionierin Ismail Ismaili, dhe me të gjithë komisionerët e tjerë, që me shumë vështirësi, po përmbushin detyrimin e tyre”.

Show More

Related Articles

Back to top button