LajmeRajon

Vendoret 2023, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Nuk u mor parasysh interesi i zgjedhësve

Monitoruesja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover, po vlerëson mbarëvajtjen e ecurisë së zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Ajo thotë se KQZ bëri punë transparente. Gjithashtu Glover shprehu kritikat e saj në lidhje me fushatën. Sipas saj fushata u dominua nga ndikimi politik i liderëve dhe s’u mor parasysh interesi i zgjedhësve.

Dita e zgjedhjeve ishte paqësore ndërkohë që ndërhyrjet partiake e tensionuan. Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it tha se kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht për çështjet me rëndësi për komunitetet vendore zor se u shfaqën gjatë kësaj fushate.

Ajo pikasi ndër të tjera disa problematika nga dita e djeshme të cilat duhen rregulluar.

1-Vështirësitë teknike në pasjisjet elktonike
2-Përfaqësimin e ulët të femrave në administratë dhe politikë
3-Mungesë aksesueshëmrie në qendrat e votimit për peRsonat me aftësi të kufizuara

Sipas përfaqësuesve të ODIHR këto problematika cënuan procesin zgjedhor dje. Ata gjithashtu bënë me dije se raporti i plotë ODIHR për lokalet e 2023-it pritet të dalë në muajt në vijim.

 “KQZ organizoi punën në mënyrë transparente. Në qendër të zgjedhjeve duhet të jenë qytetarët. Duhet parë se si ka qenë zgjegdja ndaj votuesve. Mbulimi I fushatës u fokusia te politika qendrore e partive, dhe jo në çështje me interes preal për qytetarët. Falenedroj ministrin e Jashtme që na ftpo për të monitoruar këto zgjedhje. ODIHR do të prodhojë një raport final me rekomandimet e duhura. Shpresoj që çështjen që kemi evidentuar të zgjidhen. Politikanët të kenë parasysh interesat e qytetarëve ”, është shprehur monitoruesje.

Show More

Related Articles

Back to top button