Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në Shkup, konkretisht në bulevardin “Metropolitan Teodosij Gologanov”.
Një veturë e tipit “BMW” ka goditur një biçiklist i cili ishte duke ecur në një shteg për biçikleta.
Punonjësit e policisë kanë dalë në terren, ndërsa biçiklisti i plagosur është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.
Deri më tani për mediat nuk janë bërë të ditura informacione të tjera, teksa detaje nga Ministria e Brendshme për shkakun e aksidentit, identitetin e shoferit, si dhe gjendjen shëndetësore të çiklistit priten të jepen sot gjatë ditës.