LajmeMaqedoni

Vrasje dhe një vetëvrasje në Demir Kapi

Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një 72 vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 34 vjeçar ndërsa më pas edhe veten.

Jozyrtarisht ngjarjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes dy të ndjerëve, të cilët kanë banuar shumë afër njëri-tjetrit. Nga Prokuroria e Kavadarit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy trupat e viktimave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Ministria e Brendshme konfirmoi ngjarjen “Në orën 6 e 50 minuta në zyrat e policisë në Demir Kapi është njoftuar se në banesat e tyre me plagë nga armë zjarri janë gjetur trupat e 34 vjeçarit me inicialet B.M dhe 72 vjeçarit M.K që të dy nga Demir Kapia.

Show More

Related Articles

Back to top button