Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës. Në këtë samit do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Në kuadër të Samitit, siç njofton shërbimi për shtyp Kovaçevski do të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët ku do të diskutohen modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në një kohë me rreziqe të mëdha për të, në të flasë Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministrat e Gjeorgjisë, Norvegjisë, Italisë, si dhe presidentë dhe ministra të jashtëm të disa vendeve evropiane. Gjatë qëndrimit në Rejkjavík, kryeministri pritet të zhvillojë takime dhe bisedime me disa liderë evropianë.