LajmeMaqedoni

Certifikata e shtetësisë në formë elektronike

Siç tha ministri Spasovski, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin certifikatën e shtetësisë në formë elektronike në e-mail dhe në telefon celular Llausha ZENUNI Shkup, 16 maj – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mori pjesë në një manifestim në hapësirat e “Një pikë për shërbime” – projekt i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku të gjitha institucionet shtetërore janë të bashkuara për t’u thjeshtuar qytetarëve aksesin në institucionet dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Siç tha ministri Spasovski, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin certifikatën e shtetësisë në formë elektronike në e-mail dhe në telefon celular. “Për këtë qëllim, si MPB, miratuam Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën e mbajtjes së evidencës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për formularët që aplikohen ose lëshohen. Njëkohësisht, ekipet e punës nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit dhe Departamenti i Çështjeve Civile në bashkëpunim me MSHIA-n, bënë të mundur që përmes Portalit Kombëtar të Shërbimeve Elektronike, të zbatohet kërkesa nëpërmjet një adrese emaili ose një telefoni të mençur”, thuhet në njoftim e Spasovskit.

Duke shpjeguar procedurën për paraqitjen e kërkesës për certifikatë të shtetësisë në formë elektronike, Spasovski theksoi se kërkesa dorëzohet në emër personal dhe për fëmijën e mitur. “Ndërsa shërbimi është i disponueshëm në ueb faqen www.uslugi.gov.mk, dokumente dhe dokumente personale, shtetësi. Kërkesa mund të parashtrohet nga personi i cili ka nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i regjistruar në portalin e shërbimeve elektronike, përmes Sistemit të vetëm për hyrje (SEN), gjegjësisht Portalit Kombëtar për shërbime elektronike, në përputhje me rregulloret në fushën e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike dhe në fushën e dokumenteve elektronike, identifikimit elektronik dhe shërbimeve konfidenciale”, tha Spasovski, duke shtuar se mënyra aktuale e lëshimit të certifikatës së shtetësisë në letër do të vazhdojë të lëshohet në mënyrën aktuale (personalisht ose me prokurë pranë sporteleve në shërbimet administrative të punimeve të Ministrisë së Brendshme) pavarësisht se ku personi ka vendbanimin e regjistruar. Spasovski gjithashtu theksoi se MPB-ja vazhdon me transformimin digjital të proceseve dhe shërbimeve edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të shpejta për qytetarët duke reduktuar ndikimin e faktorit njerëzor.

Show More

Related Articles

Back to top button