Kryeministri Edi Rama priti sot në mëngjes homologen e tij finlandeze, që ka ardhur për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një ceremoni zyrtare, Sanna Marin ka takuar Ramën dhe ministrat e qeverisë shqiptare.
Në turin e saj të takimeve në rajon, kryeministrja Sanna Marin do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë veriore, Shqipërinë dhe Kroacinë.
Temat e diskutimit me qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë aplikimi që ka bërë Finlanda për anëtarësim në NATO, forcimi i sigurisë në NATO dhe detyrat e ardhshme të NATO-s. Gjithashtu, po diskutohen proceset e anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Disa ditë më parë, me vendim të qeverisë, Shqipëria i dha dritën jeshile zgjerimit të NATO-s, me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.
“Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend. Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende.
Hapi final është edhe depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe BE-së si dhe NATO-s dhe BE-së.
Është një zhvillim që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë”, tha dha ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. /topch/