Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland do të vijë sot për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit takimi do të mbahet në ora 16:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Detaje të tjera nuk janë dhënë.