LajmeMaqedoni

Kufizohet përdorimi i celularëve, po mendohet për kthimin e uniformave në shkolla dhe rregulla për veshjen e mësimdhënësve!

Po kufizohet përdorimi i celularëve, po mendohet kthimi i uniformave në shkolla dhe po propozohen rregulla për veshjen e mësimdhënësve – ka bërë të ditur ministri i Arsimit Jeton Shaqiri

Kufizimet për përdorimin e celularëve nëpër shkolla, uniformat shkollore, kodi i veshjes si për mësimdhënësit ashtu edhe për shërbimet profesionale, takime dhe konsultime të rregullta se si të përmirësohet siguria në shkolla – janë vetëm një pjesë e dhjetë rekomandimeve të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të fundit, shkruan Indeks.mk

Qëllimi, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është që të reagohet me kujdes dhe korrektësi në këtë periudhë, siç thonë ata, jashtëzakonisht të ndjeshme, me qëllim rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e dhunës fizike. Alarmi për luftën kundër dhunës së bashkëmoshatarëve dhe bullizmit u ngrit pas disa ngjarjeve në Beograd dhe në rajon.

Show More

Related Articles

Back to top button