Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar nga data 22 Qershor grevë të plotë në sektorin publik pasio sipas tyre nuk është plotësuar kërkesa e sindikalistëve për ritje lineare të pagave në vlerë prej 2806 denar dhe kthimin e regresit për pushim vjetor nga viti 2023 shkruan Top24.
Ditën e djeshme gjatë seancës plenare për rishikim e buxhetit nuk u pranua amandamenti i sindikatës së për ritjen e pagave në sektorin publik në formë lineare.
“Punëtorët ishin dëshmitarë të një qasje poshtëruese nga ana e deputetëve të shumicës parlamentare dhe anëtarët e komisioni për buxhet të cilët kategorisht refuzuan propozim amandamentit e LSM-së për ritje lineare të pagave në sektorin publik në vlerë prej 2806 den” thanë nga LSM përcjellë Top24.