LajmeRajon

Të shtëna me armë e përleshje në Prishtinë, lëndohet një person

Një ka mbetur i lënduar sot në Prishtinë, si pasojë e një përleshje, ku ishin përdorur edhe armët.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se  rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia.

Show More

Related Articles

Back to top button