LajmeMaqedoni

Nga tetori, roaming më i lirë me BE-në, pas vitit 2028 hiqet plotësisht

Më së voni deri në vitin 2028, qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë për shërbimet roaming në vendet e Bashkimit Evropian, ashtu si në shtëpi, ose siç është rënë dakord me vendet e Ballkanit Perëndimor në dy vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe disa vjeçare, është planifikuar të ulen gradualisht çmimet e telefonatave, mesazheve SMS dhe përdorimit të internetit në të gjithë shtetet e BE. Përveç shërbimeve roaming, në Magazinën Ekonomike në Alsat sonte diskutohet edhe për rrjetin 5-G, hapësirën e internetit, dhe ndërtimin e kullës së telekomunikacionit në Vodno.

“Shifrat e sakta nuk dihen ende, ka ende negociata midis operatorëve të Ballkanit Perëndimor dhe operatorëve të Bashkimit Evropian. Ka vullnet të mirë nga të dyja palët dhe për këtë arsye kjo u nënshkrua, dhe ulja fillestare e çmimeve do të jetë nga 1 tetori. Por për shkak se është një kontratë tregtare, ne ende nuk i dimë numrat e saktë midis operatorëve”, tha Jeton Akiku -Drejtor i AKE. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button