LajmeSport

Juventusi i shtohet garës për Sanchesin

Pas Milanit e Paris Saint-Germainit, edhe Juventusi është futur në garë për portugezin Renato Sanches, ka shkruar “La Stampa” të martën.

Mësohet se Juventusi tashmë ka kontaktuar me Sanchesin, i cili do të largohet nga Lille këtë verë. Për ta bindur të transferohet në Torino, Juventusi i ka ofruar Sanchesit kontratë katërvjeçare dhe pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Ekipi francez për kartonin e 24-vjeçarit po kërkon rreth 20 milionë euro. Sanches para dy vjetësh iu bashkua Lillet nga Bayern Muencheni dhe ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit të ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button