LajmeRajon

Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon – Bislimi: S’është rastësi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka publikuar një grafikë ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.Kjo statistikë siç thotë njeriu i dytë i qeverisë, vlen për vitin 2022.

Ai shton se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, shtoi ai.

Sipas Bislimit, këto rezultate nuk janë të rastësishme, teksa foli edhe për qëllimin e Qeverisë Kurti.

“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Bislimi.

Kosova është bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012, Ky institucion është në Kosovë që nga viti 1999 duke nënshkruar për vite me radhë mbi 30 projekte në vlerë dhjetëra milionëshe.

Show More

Related Articles

Back to top button