LajmeMaqedoni

Osmani: Deri më tani formalisht nuk është marrë propozim francez si zgjidhje e mundshme për bllokadën nga ana e Bullgarisë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka njoftuar se deri me tani formalisht nuk është marrë propozim francez.

“Së pari – deri më tani formalisht nuk është marrë propozim francez si zgjidhje e mundshme për bllokadën nga ana e Bullgarisë, sepse së pari marren mendimet nga vendet anëtare të BE-së, me të cilat ne jemi në komunikim të vazhdueshëm; prandaj nuk ka mundësi që ndonjë propozim t’i paraqitet Kuvendit dhe/ose organeve të tij.

Së dyti – Protokoll i mundshëm, i cili përmendet si dokument tashmë i gatshëm, ndoshta paraqet procesverbal nga mbajtja e Komisionit Ndërqeveritar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që është parapatë në Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017. Deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e këtij Komisioni në vitin 2019 dhe ky procesverbal që është i vetmi Protokoll deri më tani, është i qasshëm për opinionin tashmë tri vite.
Pra, nuk ka procesverbal të finalizuar për shkak se nuk është mbajtur Seanca e Dytë e Komisionit Ndërqeveritar”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka shtuar se deri më tani është përgjigjur pozitivisht ftesave për prezantim në Komisionin e Punëve të Jashtme, megjithëse atje nuk jam ndjerë gjithmonë i mirëpritur dhe as kam gjetur bashkëpunim kur bëhet fjalë për dëgjimin e Ambasadorëve të përzgjedhur.

Ndryshe, siç tha Osmani në përputhje me Agjendën, së shpejti do të caktohet një datë dhe t’i prezantoj të gjitha çështjet e politikës së jashtme, megjithatë e ftoj Kryetarin e Komisionit që të caktojë seancën për zgjedhjen e disa Ambasadorëve kryesorë, dërgimi i të cilëve pa nevojë është ndalë përmes moscaktimit të seancës së Komisionit për dëgjimin e tyre

Show More

Related Articles

Back to top button